Bota

20 diplomatë amerikanë preken nga një sëmundje misterioze e trurit, e ngjashme me sindromën ‘Havana’

18 Korrik 2021, 06:31 Nga DOSJA
20 diplomatë amerikanë preken nga një sëmundje misterioze e

AUSTRI- Qeveria amerikane po heton një seri incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak Vjenë që përfshijnë diplomatët e saj dhe stafin tjetër të administratës.

Më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me Sindromën Havana, një sëmundje misterioze e trurit, që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar.

Sipas BBC, diplomatët amerikanë dhe kanadezë në Havana u ankuan për simptoma duke filluar nga marramendja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit dhe ankthi te diçka që ata e përshkruan si “mjegull njohëse”.

Rastet e Vjenës së pari dolën në dritë në revistën New Yorkesr të Premten dhe u konfirmuan më vonë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ku sekretari Blinken tha se janë duke hetuar incidentet.

Sindroma është e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi i drejtuar. Sindroma u gjet për herë të parë në Kubë në 2016-17.

SHBA akuzoi Kubën për kryerjen e “sulmeve zanore”, të cilat ajo i mohoi me forcë, dhe incidenti çoi në rritjen e tensionit midis dy kombeve. Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi “anomali të trurit” te diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden semuren 20 diplomate amerikan ne vjene sindroma havana joe biden semuren 20 diplomate amerikan ne vjene sindroma havana

Sondazh

Poll