Bota

KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 180 numri i viktimave, mes tyre një çift nga Kosova, mbi 1300 pe

18 Korrik 2021, 06:15 Nga DOSJA
KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon

GJERMANI- Një katastrofë po ndodh në Europën Perëndimore! Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa shtete, duke lënë në total 180 viktima dhe mbi 1300 persona të zhdukur.

Së fundmi është raportuar se fatkeqësisht mes tyre është edhe një çift nga Kosova. Trupi i pajetë i burrin tashmë është identifikuar ndërsa mendohet se trupi i gruas gjendet ende nën rrënoja. Burimet bëjnë me dije se çifti janë me origjinë nga Peja.

Të paktën 156 njerëz kanë vdekur dhe 1300 janë zhdukur pas shiut të rrëmbyeshëm në Gjermani. 24 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg, Holandë dhe Zvicër janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin. Ditën e djeshme Kryeministri i Holandës, Mark Rutte për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, shpalli gjendjen e katastrofës kombëtare.

Më e goditura ishte Gjermania perëndimore ku të paktën 45 njerëz u vranë, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen dhe në Rhineland-Palatinate fqinje.

Qyteti i Schuld, në jug të Bonit, u prek më keq duke lënë 18 persona të vdekur dhe në qytetin afër Ahrëeiler me dhjetëra të zhdukur. Në atë zonë lumi Ahr shpërtheu brigjet e tij dhe rrëmbeu shtëpitë edhe kur njerëzit strehoheshin në çatitë e tyre.

Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën. Parashikimet e meteorologëve thonë se priten sërish reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, çka do të thotë se situata do të përkeqësohet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytjet ne evrope permbytjet ne gjermani permbytjet ne evrope permbytjet ne gjermani

Sondazh

Poll