Aktualitet

Kapet banda shqiptaro-kosovare në Spanjë, shuma e parave të vjedhura tejkalon 500 mijë euro

17 Korrik 2021, 17:03 Nga DOSJA
Kapet banda shqiptaro-kosovare në Spanjë, shuma e parave të

SPANJË– Një bande shqiptaro-kosovare është goditur nga policia spanjolle ditën e sotme. Banda akuzohet për 57 krime grabitje me forcë, arrestohen 21 anëtarë të saj ndërsa hetimi mbetet i hapur për të tjerë persona.

Media spanjolle raporton se selia e bandës ishte ne Madrid të Spanjës. Hetimet e policisë kanë nisur si rezulatat i një serie grabitjesh, ku e para që i ‘paditi’ ishte nje vjrdhjr e ktyer në 2019 në Malaga. Banda kishte si qëllim kryesor marrjen e parave nga kasafortat e kompanive të ndryshme por edhe në shtëpi, ku në një shtëpi në Malaga kanë vjedhur bizhuteri me vlerën 10.000 euro.

Ajo çfarë i bëri anëtarët e bandës të dallueshëm ishte mënyra e tyrë e të grabiturit, pasi vepronin me të njëjtën taktikë duke u futur nëpër banesa dhe duke hapur kodet e kasafortave. 

Nga të gjitha grabitjet e kryera me forcë, më e bujshmja ishte në Vélez-Málaga ata vodhen 52,000 euro dhe në  Sevilje, ata  morën 242,000 euro. Shuma e parave të vjedhura e tejkalon shumën 500,000 euro. Disa nga të arrestuarit kishin qëndruar në Spanjë për 20 vjet. Organizata formoi një rrjet kriminal të strukturuar në mënyrë perfekte, i krijuar për të kryer grabitje me forcë dhe sipas mediave spanjolle disa prej anëtarëve zotëronin aftësitë e policëve.

Përveç kësaj, organizata kishte mbështetjen e njerëzve me kombësi spanjolle, të cilët ata i përdorën për të vendosur automjete dhe shtëpi në emrin e tyre, të gjitha me qëllim për të penguar punën e policisë. Pas përpjekjeve të policisë për të analizuar dhe raportuar faktet, dhe për të identifikuar anëtarët e organizatës, u krye një fazë e parë ku 18 persona u arrestuan në Madrid. Në një fazë të dytë të operacionit, agjentët kanë arrestuar tre anëtarë të tjerë të organizatës që ishin zhdukur. Hetimi mbetet i hapur pasi disa nga anëtarët e organizatës aktualisht janë të zhdukur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banda shqipateo-kosovare ne spanje spanje banda shqipateo-kosovare ne spanje spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2021, 14:39

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Patos

TIRANË– Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.Shkaku i rënies së zjarrit nuk ësh...