Aktualitet

Dhunuan gjyqtarin e Vlorës, Gjykata jep masën e sigurisë për vëllezrit Myslimi, e afëmja: Kanë ngatërruar me qëllim Fat

17 Korrik 2021, 08:34 Nga DOSJA
Dhunuan gjyqtarin e Vlorës, Gjykata jep masën e sigurisë për

VLORË– Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan dy ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie. 

Masa arrest në burg është vendosur për Fatosh Myslymin, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Elmaz dhe Myslym Myslymi është vendosur masa arrest në shtëpi.

Pas dhënies së masës së sigurisë, ka folur për mediat Griselda Myslymi, babai dhe xhaxhallarët e të cilës janë arrestuar për dhunimin e gjyqtarit. Ajo ka deklaruar se është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg, pasi sipas saj, Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin.

‘Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore pasi u është rrëmbyer prona nga na e gjyqtarit Arqile Basho. Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin që nuk e ka prekur fare me dore. Elmaz Myslimi ka pasur rasport mjekësor.’-  tha e afërmja.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës dy ditë më parë, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre. Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elmaz myslymi fatosh myslymi gjykata e vlores myslym myslymi elmaz myslymi fatosh myslymi gjykata e vlores myslym myslymi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2021, 08:41

TIRANË– Artistët e Cirkut kombëtar kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi janë kundër vendimit që kërkon çmontimin e çadrës së cirkut.Akti...