Bota

Deçani “i helmuar”/ Haradinaj kritikon Albin Kurtin: A ke ndërmend të kthehesh në Kosovë?!

15 Korrik 2021, 20:42 Nga DOSJA
Deçani “i helmuar”/ Haradinaj kritikon Albin Kurtin: A ke

PRISHTINË– Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mungesën e tij në një kohë kur komuna e Deçanit por përballet me një gjendje të jashtëzakonshme. Aktualisht kryeministri Kurti ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi. 

Haradinaj ka shkuar edhe më tutje duke i quajtur mjeshtër të mashtrimeve me tenderë minsitrin Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij, Hysen Durmishi.

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet. Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!,”-shkruan Haradinaj në Facebook.

LAJMI KRYESOR: Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Identifikohen baktere që mund të ndikojnë në kontaminimin e ujit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti helmimi i banoreve te decanit ramush haradinaj albin kurti helmimi i banoreve te decanit ramush haradinaj

Sondazh

Poll