Bota

Shfaqet historia e nënës që humbi katër djem nga lufta, protesta kundër filmit shqip në Serbi (Vd)

29 Maj 2019, 18:49 Nga DOSJA
Shfaqet historia e nënës që humbi katër djem nga lufta,

SERBI– Pas tensioneve të ditës së djeshme në Veri të Kosovës, edhe sot në Beograd janë zhvilluar tubime kundër festivalit “Mirëdita – Doberdan”.

Arsyeja e protestës së serbëve ndaj festivalit nuk është kundër prezantimit të filmave por kundër paraqitjes së tyre në emër të shtetit të Kosovës.

Këtë vit është planifikuar që në festival të shfaqet filmi i nënës nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, të cilës gjatë luftës nga forcat serbe i janë vrarë 4 djem dhe bashkëshorti.

Festivali “Mirëdita – Doberdan” organizohet nga disa organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia. 

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni “mirëdita – doberdan”. protesta ne serbi “mirëdita – doberdan”. protesta ne serbi

Sondazh

Poll