Aktualitet

Skandali mjedisor me mbetjet në Durrës e Kavajë, qeveria firmos VENDIMIN, mbështet financiarisht bashkitë: Të merren masa

15 Korrik 2021, 12:50 Nga DOSJA
Skandali mjedisor me mbetjet në Durrës e Kavajë, qeveria firmos

TIRANË– Pas publikimit në media të skandalit mjedisor me mbeturinat në Durrës dhe Kavajë, qeveria ka nxjerrë sot një vendim, ku njofton se do të mbështesë financiarisht bashkitë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbetjeve. Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qyteteve.

Sipas vendimit të firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, bashkitë e qarkut të Durrësit duhet të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve dhe trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Vendimi nga qeveria:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës;  të ligjit  nr. 10431,  datë  9.7.2011, “Për  mbrojtjen  e mjedisit”,   të  ndryshuar;  të  ligjit  nr.  10463,  datë 22.9.2011, “Për  menaxhimin  e  integruar  të mbetjeve”,  të ndryshuar; të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,të  ndryshuar;  të  shkronjës “b”, të  pikës  1,  të  nenit 28,    të    ligjit    nr.    68/2017, “Për    financat    e vetëqeverisjes vendore”,  dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën  e  Shqipërisë”,  të   ndryshuar;   me propozimin  e  ministrit  të  Turizmit  dhe  Mjedisit dhe  të  ministrit  të  Financave  dhe  Ekonominë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Bashkitë e qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme   për   gjetjen   e   zgjidhjeve   për menaxhimin/trajtimin  e  mbetjeve  urbane  në  këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve. Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira  financiare  për  trajtimin  e  mbetjeve urbane,  në  përputhje  me  standardet  e  menaxhimit të  integruar  të  mbetjeve,  nëse  efektet  financiare  të zgjidhjes  janë  të  pamjaftueshme  për  t’u  përballuar nga   buxheti   i   bashkisë   përkatëse   të   qarkut të Durrësit,  bashkia  i  drejtohet  ministrisë  përgjegjëse për  financat,  me  qëllim  mbulimin e  diferencës  së efekteve financiare të kërkuara. Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë propozuese të këtij  akti  i  propozojnë  Këshillit  të Ministrave  miratimin  e  mbështetjes  financiare  për bashkitë  e  përfshira  në   qarkun  e  Durrësit,  në përputhje   me   instrumentet   e   parashikuara   në legjislacionin në fuqi. Ngarkohen Ministria e   Financave   dhe Ekonomisë,   Ministria   e   Turizmit   dhe   Mjedisit, bashkitë  e  qarkut të  Durrësit,  këshilli  i  qarkut përkatës dhe Prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR, Erion Braçe!

Por pse është Durrësi në këtë situatë?

Dosja.al ka raportuar prej muajsh katastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 12:22

TIRANË– Një jetë e çrregullt familjare deri në vrasjen në vitin 2012 dhe identifikimin e të resë në shtator 2020. Kjo është historia ende e pa...