Aktualitet

Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi, dyshohet se është ekzekutuar nga djali i tij

17 Shkurt 2019, 07:59 Nga DOSJA
Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi, dyshohet se është

GREQI- Një tjetër shqiptar është vrarë në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Selanikut. Viktima është Mirash.L nga Talja e Lezhës.

Sipas mediave greke trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet pranë një këndi lojërash ku fytyra e tij kishte palgë të shumta, në afërsi të një rruge kryesore.

Një detaj tjetër që bëhet publik nga mediat greke është se vrasjen mund ta ketë kryer djali i viktimës, i cili menjëherë pas ngjarjes është shoqëruar në Polici për t’u marrë në pyetje.

Më tej mesohet se dëshmitare e ngjarjes ka qenë një grua, e cila ka parë skenën dhe mund të hedhë dritë në zbardhejn e plotë të saj.  Policia ka nisur hetimet të cilat do të çojnë drejt zbardhjes së këtij krimi të rëndë.

Gjatë muajve të fundit në Greqi janë vrarë disa shqiptarë, ku shumë prej ngjarjeve ende nuk kanë autorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 48 vjecari shqiptar ne selanik autori i vrasjes djali krimi i rende vrasje ne greqi vritet shqiptari 48 vjecari shqiptar ne selanik autori i vrasjes djali krimi i rende vrasje ne greqi vritet shqiptari

Sondazh

Poll