Nga Veliaj për ambjentin, Rama për kërpudhën e deri tek Braçe e Kryemadhi, reagimet e politikanëve pas përfundimit të pr
16 Shkurt 2019, 16:30Nga DOSJA
TIRANË-Pas përfundimit të protestës së opozitës, nuk kanë ndaluar reagimet e shumta që vijnë nga opozita, shoqëria civile dhe politika. Kryetarët e partive kryesore kanë nisur reagimet, ndërkohë që nuk mungon apeli nga personazhe të njohur që komentojnë atë që ndodhi për 5 orë në kryeqytet. (Lexo këtu). Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar kryeministrin Edi Rama që nëse kujton se ka mbështetje popullore mund të organizojë zgjedhjet qendrore. Ndërkohë që i një mendimi tjetër është kryebashkiaku Erion Veliaj, që thotë se do rikuperohet çdo dëm, dhe pyet “shkatërruesit” se çfarë iu kanë bërë lulet dhe sendet e rregulluara nëpër Tiranë. Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur me reagimet për shkatërrimin “kërpudhës” së vendosur tek oborri i kryeministrisë. Rama thotë se zgjedhja për shqiptarët është e qartë, nëse duan rregull apo “rrumpallë”.
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë një status në rrjetin social Facebook ku shprehet se qeveria u ka hapur luftë qytetarëve. Salianji kërkon të zbulohet burimi i gazit lotsjellës të përdorur nga policia.
Pas përfundimit të protestës, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjet e tij për protestën e zhvilluar nga opozita ditën e sotme para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në Twitter, demokrati Basha ka shkruar se populli i tërë u bashkuan më të fortë se kurrë më parë. Sipas Bashës koha e fjalëve mbaroi, duke shtuar se populli diktoi sot rrugën drejt së ardhmes.
Në një postim në “Instagram” Braçe ka bërë një krahasim mes protestës së sotme dhe asaj të 21 janarit, duke evidentuar dhunën dhe shkatërrimin e ambientit te kryeministria. Ai shprehet se kjo e sotmja ishte një tentativë e kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës Bashës për t’u rrahur dhe për t’u vrarë si më 21 janar.
Ora 18:48-Protesta/ Kryemadhi përdor shprehjen e Ramës: Nuk ke parë gjë akoma
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë nga selia e LSI-së ka komentuar protestën e sotme. Kryemadhi i është drejtuar Edi Ramës me fjalët: Nuk ke parë gjë akoma…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka marrë me “sportivitet” mbylljen që kryedemokrati Lulzim Basha i bëri sot protestës para kryeministrisë. Balla tha se kur kryetarit të PD-së, i vjen orari për supën i harron të gjitha.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për dhunën në protestën e opozitës. Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, Rama pyet protestuesit nëse janë marrë për hunde nga organizatorët, apo është vetë faji i tyre që iu shkojnë nga pas.
Ardi Veliu shoqërohej nga drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe kanë takuar punonjësit e rendit dhe efektivët e repartit Shqiponja. Dosja.al ka mësuar se Veliu ka falenderuar policët për sjelljen e tyre.
Me anë të një statusi në Twitter, kryetari i bashkisë së Tiranës premton se do të rikuperojë në kohë rekord të gjitha dëmet e shkaktuara në kryeqytet ditën e sotme.
Një prind është ankuar se policia e Tiranës i ka arrestuar djalin në kuadër të shoqërimeve që janë bërë pas protestës. Teksa flet për mediat, baabi i 23-vje&cce...
Deputetët demokratë kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kjo e fundit ka shoqëruar të paktën 25 persona në komisariate të ndryshme. Në video...
Personi me thinja në foto është një ndër protestuesit më të revoltuar. Pas thirrjes së opozitës u nis drejt Kryeministrisë me gjithë forcat. Inicialet e tij jan...
Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës është një emër mjaft i njohur për Policinë e Tiranës. Ai u shoqërua këtë mbrëmje në ...
TIRANË–Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka ngritur një grup hetimor që po merret me identifikimin dhe shoqërimin e personave që ushtruan k...
TIRANË– Protestuesit i vunë flakët shkallëve të kryeministrisë pasi kaluan kordonin e parë të policisë. Zjarri u shua menjëherë nga zjarrfikëset e ndodhura...
Pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila u zhvillua ditën e sotme para kryeministrisë, qëndrimet dhe analizat rreth saj janë të ndryshme nga pikëpamje t...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas protestës ka zhvilluar një takim me efektivët e Policisë që morën pjesë në protestën ...
SHQIPËRI- Tymuese, flakadanë, bidona uji, gurë, shkopinj, molotov dhe shufra betoni. Këto ishin mjetet me të cilat protestuesit e thirrur nga Partia Demokr...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas akteve të dhunës në protestën e opozitës. Në një reagim në mediat sociale, Lleshaj iu bëri thir...