Art&Argëtim

29 maj 1917/ Në kujtim të John F. Kennedy, presidenti që besoi në fuqinë e fjalës (VIDEO)

29 Maj 2019, 15:40 Nga DOSJA
29 maj 1917/ Në kujtim të John F. Kennedy, presidenti që besoi

SHBA- Presidenti i 35-të i SHBA-ve, John F.Kennedy besoi në fuqinë e fjalëve, si të shkruara dhe të folura, për të fituar vota, për të vendosur qëllime, për të ndryshuar mendjet dhe për të lëvizur kombet.

Ai vazhdimisht u kujdes për të zgjedhur fjalët dhe shprehjet e duhura që do të dërgonin mesazhin e duhur. Kennedy njihet si presidenti me fjalimet më të historike drejtuar shtetit amerikan. Në Dokumentet Publike të Presidentëve ky fjalim i tij ruhet në kujtim dhe nder të tij. 

Njw nga shprehjet mw tw famshme tw tij ishte: “Mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.

Data 15 Korrik 1960, Kennedy mban fjalimin e pranimit të presidencës, pas nominimit në krah të demokratëve. 


Kush ishte John F. Kennedy?

John Firtzgerald Kennedy (ka lindur më 29 maj 1917 – vdiq më 22 nëntor 1963) i njohur mire si Jack ose me inicialet JFK ishte politikani amerikan dhe Presidenti i 35-të i Shteteve te Bashkuar të Amerikës, i cili ka shërbyer si komandant në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës ne Flotën detare dhe si komandant i anijes luftarake PT-190 dhe më vonë në PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.

Pas shërbimit ne flotën detare ai u përfshi ne politikë në dhomën e 11 të kongresmenëve nga Partia Demokratike si kongresmen ne vitin 1946-1952 dhe si senator në Senatin Amerikan nga dhoma e përfaqësuesve nga shteti federal i Massachusetts ku në vitin 1960 ai mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve ku kandidoj si president në krah të demokratëve, kundër republikanëve të cilët përfaqësoheshin nga Richard Nixon.

Kennedy u zgjodh president i SHBA-ve në moshën 43-vjeçare, si presidenti më i ri amerikan, së bashku me Theodore Roosevelt.

Në vitin 1963 në Dallas,Texas në prag të zgjedhjeve presidenciale, kur po shkonte të vizitonte trupat ushtarake dhe forcat ajrore të SHBA-ve, makina e tij u qëllua me snajper dhe Kennedy mori plumb në kokë dhe vdiq në spital.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 29 maj 1917 john kennedy presidenti amerikan 29 maj 1917 john kennedy presidenti amerikan

Sondazh

Poll