Art&Argëtim

‘Jam e shkatërruar’, Ariana Grande anulon koncertet dhe kërkon falje tek fansat

29 Maj 2019, 11:20 Nga DOSJA
‘Jam e shkatërruar’, Ariana Grande anulon koncertet dhe

Këngëtarja, Ariana Grande anuloi dy prej koncerteve të radhës të turit “Sweetener”, për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo nuk do të këndojë në Tampa dhe Orlando, pasi siç ka treguar edhe në Instagram, i duhet patjetër të pushojë.

“U zgjova tmerrësisht e sëmurë sot, shkova me vrap tek doktori dhe ai më tha t’i shtyj koncertet e sotme dhe të nesërme. Jam e shkatërruar.”-shkruan Grande.

Dy koncertet do të mbahen në një të ardhme jo shumë të afërt, për shkak se i duhet të vijojë me turin, raporton Daily Mail.

Që kur filloi turin Sweetener në mars, Ariana Grande po e përjeton shumë si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Në prill, ajo i shprehu një fanseje në Twitter shqetësimin se i duhen shumë energji për të përballuar gjithë koncertet dhe punën e madhe.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anulon koncertet ariana grande anulon koncertet ariana grande

Sondazh

Poll