Art&Argëtim

Alarmon fansat, Bebe Rexha përfundon në spital (FOTO)

29 Maj 2019, 10:31 Nga DOSJA
Alarmon fansat, Bebe Rexha përfundon në spital (FOTO)

Bebe Rexha ka pasur probleme me shëndetin. Të paktën kështu duket në një foto të postuar në Instagram, ku shfaqet në ambientet e një spitali.

Këngëtarja ka publikuar mbrëmë  foton, bashkë me një lajm të mirë që i qetësoi disi fansat e saj kur e panë në atë gjendje.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë problem serioz me shëndetin, çka e ka detyruar artisten që të shtrohet në spital apo është thjesht një kontroll rutinë! Bebe ka shkruar në foton e saj: “Jam mirë, faleminderit Zotit”.

Kujtojmë që këngëtarja po bëhet gati që të nisë turnin botëror të koncerteve që siç e ka bërë me dije nis në fund të këtij muaji.

Ndërkohë, hiti i fundit “Last hurrah”, të cilin Bebe e lançoi vetëm disa ditë më parë ka ecur shkëlqyeshëm dhe është mirëpritur në masë nga miliona fansat e saj në të gjithë botën.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll