Afera me Fatos Tushen VETËM ‘maja e ajsbergut’! Bujar Murati mori 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, e shkuara
13 Korrik 2021, 21:21Nga DOSJA
TIRANË– Biznesmeni Bujar Murati, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për afera me tendera me ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe është një emër i njohur për drejtësinë dhe në fushën e prokurimeve abuzive. Gazetari Adriatik Doçi, ka rapotuar se në vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme. Asokohe ai u u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi.
Në dhjetor 2009, gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”, u arrestuan edhe pronari i kompanisë fituese Jani Gjergjefi, specialisti Redi Popescu, shef i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami si dhe biznesmenët Artan Berberi dhe Agur Sadiku. Sipas prokurorisë dhe policisë, tre biznesmenët do t’u jepnin një pjesë të fitimit tre funksionarëve publikë, në këmbim të shpalljes fitues të tenderit. Por Murati i shpëtoi dënimit, madje dhe kërkoi dëmshpërblim për vitet e burgut.
Më herët në vitin 1999, ai kishte themeluar kompaninë e ndërtimit “Euro Alb”, për t’ja shitur aksionet të shoqes në vitin 2006. Por në vitin 2013 i merr sërish me një kontratë dhurimi. Është pikërish kjo kompani, e cila fitoi tenderin në Lushnje, por nuk është ky i vetmi projekt problematik.
4 vitet e fundit, kompania e Bujar Muratit, herë e vetme dhe herë duke u bashkuar me kompani të tjera, është shpallur fituese e të paktën 66 tenderave në total. 18 tendera i ka marrë procedurat tejet të dyshimta, pa garë dhe me skualifikim të të gjithë konkurentëve të tjerë. Bashkitë që i kanë besuar shërbimet janë: Sarandë, Cërrik, Gramsh, Rrogozhinë, Kamëz, Përrenjas, Bulqizë, Berat, Shijak, Vorë, Krujë dhe Maliq.
Tenderat me flamur të kuq që ka marrë biznesmeni Bujar Murati
2. Prill 2021, Bashkia Cërrik, asfaltim i tre rrugëve, fondi limit 24 835 898 lekë, oferta fituese 24 698 141 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’ dhe ‘Grein T’
3. Mars 2021, Bashkia Gramsh, sistemim asfaltim rruga “Llapushaj”, fondi limit 81 666 600 lekë, oferta fituese 80 829 815 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’, “Viante Konstruksion” dhe Llazo”.
4. Dhjetor 2020, Bashkia Rrogozhine, ndërtim i kanalizimeve të ujërave të zeza, fondi limit 24 570 117 lekë, oferta fituese 24 308 811 lekë. Mungesë gare.
5. Gusht 2020, Bashkia Kamëz, ndërtim i rrugëve ‘Azem Galica dhe ‘Europa’. Fondi limit 58 210 648 lekë, oferta fituese 56 666 666 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’ dhe ‘Sireta 2F’.
6. Korrik 2020, Bashkia Përrenjas, rehabilitimi i skemës ujitëse, fondi limit 61 304 125 lekë, oferta fituese 59,267,416 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
7. Korrik 2020, Bashkia Bulqizë, rehabilitim i kanalit ujitës, fondi limit 108 121 667 lekë, oferta fituese 107,991,769 lekë, Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
8. Maj 2020, Bashkia Berat, ndërtimi i linjës kryesore shpërndarjes së furnizimit me ujë të Velabishtit, fondi limit 131 138 064 lekë, oferta fituese 129 159 596 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’, Viante Construksion, Llazo dhe Ergi.
9. Janar 2020, Bashkia Sarandë, veshje me asfalt të rrugës Tirana Bank-Kopshti-Kështjella Ksamil, fondi limit 12 000 000 lekë, oferta fituese 11,771,440 lekë, Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
10. Korrik 2019, Bashkia Shijak, rehabilitim i kanalit ujitës Hardhishtë-Rreth, fondi limit 52 163 759 lekë, oferta fituese 51 789 577 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’ dhe ‘Viante Konstruksion’
12. Shkurt 2019, Bashkia Vorë, pastrimi i kanaleve kulluese në Prezë, fondi limit 6 666 667 lekë, oferta fituese 6 466 650 lekë. Mungesë gare.
13. Janar 2019, Bashkia Berat, blerje materiale ndërtimi për mirëmbajtjen e rrugëve, fondi limit 4 124 600 lekë, oferta fituese 4,103,500 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
14. Korrik 2018, Bashkia Shijak, rindërtim i shkollës 9-vjeçare Muharrem Dollaku, fondi limit 65 888 761 lekë, oferta fituese 65 486 961 lekë, Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
15. Dhjetor 2017, Bashkia Vorë, blerje materiale elektrike për linjat e ndriçimit publik, fondi limit 7 527 600 lekë, oferta fituese 7 498 850 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
17. Janar 2017, Bashkia Maliq, Blerje materiale ndërtimi, fondi limit 3 332 834 lekë, oferta fituese 2 976 470 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.
18. Mars 2017, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Krujë, rikonstruksion i banjove të spitalit Krujë, fondi limit 1 920 024 lekë, oferta fituese 1 920 024 lekë, mungesë konkurrence
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimin e SPAK, që çoi në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda. Ish-zyrt...
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj shitësve ambulantë në Tiranë, duke kërkuar që policia bashkiake të...
TIRANË– Videoja e publikuar sot, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake i hedhin në mes të rrugës produktet që shiste një e moshuar, ka bërë xhiron e...
TIRANË-Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, më anë të një postimi në rrjete sociale ka shpjeguar se si të kuptojmë simptomat e goditjes nga i nxehti ...
ITALI-Policia italiane ka goditur një bandë grabitësish shqiptarë ditën e sotme në provincën e Vicenzas ku është arrestuar një shtetas shqiptarë dhedy të tjerë ...
DURRËS– Një i moshuar nga Kosova është mbytur teksa ishte duke u larë në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në lagjen ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi 13 korrik 2021 të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për prokuroren e Tiranës, Anila Gala...
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-zv.ministren e Brendshme, Roven...