Editorial

Përdhosja e parimit të shenjtë të ‘bashkëpunëtorit”

4 Korrik 2021, 10:43 Nga DOSJA
Përdhosja e parimit të shenjtë të

TIRANË- Giovanni Brusca, 64 vjeç e pa për herë të parë diellin në liri më 1 qershor të këtij viti, kur u lirua pas 25 viteve burgim dhe betejë për të mbrojtur veten dhe familjen. Ai nuk ishte një kriminel dosido në rrjetin mafioz të Cosa Nostras. Brusca ishte bashkëpunëtor i drejtësisë dhe kishte pranuar rolin e tij në masakrën e Capacit dhe vrasjen e 11-vjeçarit Giuseppe Di Matteo. Pas lirimit të tij, e gjithë struktura shtetërore italiane u ngrit në këmbë për ti garantuar jetën, që i rrezikohet nga mafia të cilës i nxorri sekretet dhe familjarët e dhimbsur të viktimave që kujtojnë ende të dashurit e tyre…

Ndërkohë që si rrallë ndonjëherë më parë, në Shqipëri, pas finalizimit të një operacioni ku 70% e personave të deklaruar si të arrestuar, ishin paralelisht në qeli, autoritetet dhe media, u bënë bashkë, dhe siç ka treguar historia, sa herë që bëhen bashkë ia dalin… për të dekonspiruar me dashje emrat e 4 të penduarve të drejtësisë që kishin zbuluar një rrjet prej 80 personash të përfshirë në trafikun e drogës, Shqipëri-Itali-Mal i Zi-Spanjë.

Edhe pse informacionet e tyre ishin “flori” për SPAK, askush nuk u shqetësua kur emrat e tyre zunë titrat kryesorë të televizioneve informative dhe kur në media nisën të bëheshin skedat e profileve të tyre. 

Kanë kaluar 48 orë dhe ende nuk ka nisur një hetim se kush i zbuloi emrat e 4 të penduarve, kush e shkeli ligjin për mbrojtjen e tyre dhe se kujt i leverdisi përdorimi i tyre si ‘mish për top’, në këtë proces. 

E njëjta prokurori që vendosi me urgjencë të hetonte pasi socialistët ngritën shqetësimin se me publikimet e Bild ishte shkelur sekreti hetimor, sot ka kyçur gojën dhe ende nuk ka arritur të sqarojë për publikun efektin real të operacionit që ndërmori. Dy hetime u morën për Bild. I pari, nga Prokuroria e Tiranës që nisi hetimet në lidhje me përgjimet që nxori ‘Bild’ për të zbuluar arsyet e publikimit të materialeve që i përkasin dosjes 339, ndërsa Krimet e Rënda (Sot SPAK), nisën një tjetër hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në rastin e 4 personave që iu dhanë atyre informacionin e artë për të goditur rrjetin e trafikun, përfundimi ishte i qartë. Informacioni që u dha në media ishte sa i gabuar edhe dashakeq. Me qëllim ngritjen e një panorame se shteti po bën gjëmën dhe po i godet bandat pa pyetur për nivelin e tyre të përfshirjes në institucione, u dhanë disa emra të cilët, nëse lexon media të ndryshme gjen 4 versione të ndryshme. Njëri prej tyre, Jurdi Bedinaj e mohoi për Dosja.al përfshirjen e tij në listën e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke sjellë si provë dënimin e tij maksimal prej 14 vitesh burg për akuzën e trafikut të drogës.

Kujt i shërbeu?!

Vështirë të thuash se interesit publik i shërben publikimi i 4 emrave që do të duhet të mbroheshin e të mos ju lëshoheshin bandave. Me një mesazh të fshehur alla ‘ja nga kush e keni, se nga ne s’ju gjente gjë’, bashkëpunëtorët e drejtësisë tashmë janë në frikën për veten dhe familjet e tyre. A do të guxojë një njeri që shkel ligjin në të ardhmen që të bashkëpunojë me autoritetet në këmbim të lehtësisë në dënim por edhe afishimin me emër, figurë dhe profil familjar si faturë për ndihmën që dha? Gjasat janë që jo. 

(Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial bashkepunetoret e drejtesise jurdi bedinaj operacioni shpirti bashkepunetoret e drejtesise jurdi bedinaj operacioni shpirti

Sondazh

Poll

Editorial 1 Korrik 2021, 11:23

Perdja e re e hekurt

Nëse hapim hartat e dy mijë viteve të fundit, nuk është e vështirë të dallojmë ngjashmëri mes tyre.  Në vitin 395, perandori romak Theodosius vendosi ta ndajë p...

Editorial 29 Qershor 2021, 20:41

Danimarka, sërish “Hirushja” e Euro 2021?

Kampionati Europian i futbollit ka hyrë në fazën e emocioneve “vrastare”. Kampion të mëdhenj si Ronaldo janë larguar, ndërsa ekipe pretendente si Franca e Gjerm...

Editorial 29 Qershor 2021, 16:40

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë his...

Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...