Aktualitet

“Alo, ka grabitje”! Policia u vihet në ndjekje shqiptarëve, dy zhduken në errësirë

13 Korrik 2021, 20:04 Nga DOSJA
“Alo, ka grabitje”! Policia u vihet në ndjekje

ITALI-Policia italiane ka goditur një bandë grabitësish shqiptarë ditën e sotme në provincën e Vicenzas ku është arrestuar një shtetas shqiptarë dhedy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët akuzohen për krime të ndryshme në disa qytete. Së fundmi ata kishin pikasur largimin e pronarit së vilës me pushime duke u futur për ta grabitur, por fqinjët njoftuan policinë. Dy patrulla shkuan me shpejtësi, ndërsa tre shqiptarët me një “Fiat” u larguan nga vendi i ngjarjes.

Policia iu vu pas makinës duke e ndjekur po në një momënt ajo ndaloi dhe dy shqiptarët e paidentifikuar dolën nga makina dhe u larguan në errësirë ndërsa shoferi ra në pranga. Nga kontrolli në makinë u gjetën dhe sekuestruan një shumë e konsiderueshme në euro, sende të tjera, por edhe mjete që përdornin hajdutët për të hapur vilat.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptaret ne itali arrestohet shqiptari ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 18:46

TIRANË– SPAK ka goditur sërish ish-zyrtarë të lartë të shtetit! Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka prerë “f...