Aktualitet

E dogji huaja për apartamentin! KPA lë në fuqi vendimin e KPK për kreun e Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli

13 Korrik 2021, 19:54 Nga DOSJA
E dogji huaja për apartamentin! KPA lë në fuqi vendimin e KPK

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm,”- thuhet në njoftim.

Më 8 korrik 2019, KPK vendosi që të shkarkonte nga detyra Agollin për shkak të një huaje të padeklaruar prej 3 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti në Gjirokastër si dhe “deklarimet kontradiktore” të subjektit në lidhje me këtë hua. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred agolli alfred agolli ne vetting alfred agolli alfred agolli ne vetting

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 18:46

TIRANË– SPAK ka goditur sërish ish-zyrtarë të lartë të shtetit! Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka prerë “f...