Politike

Kapja e kokainës në Durrës/ Bledi Çuçi: Faktet flasin vetë. Asgjë nuk është e rastësishme, por…

13 Korrik 2021, 17:52 Nga DOSJA
Kapja e kokainës në Durrës/ Bledi Çuçi: Faktet

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar kapjen e kokainës sot në Portin e Durrësit. Në fjalën e tij, ai u shpreh se operacionet nuk ishin të rastësishme por shenjë e vendosshmërisë për të luftuar krimin. Ai shtoi se lufta vijon për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurtë.

“Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt,”-shkruan ministri.  

LAJMI KRYESOR: KOKAINË në portin e Durrësit! Skanimi zbuloi 12 kg të ndarë në 14 pako, kamioni me banane vinte nga Ekuadori, prej dy ditësh ndodhej në port, kur u shfaq ‘MARRËSI’ nisi aksioni

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi kokaine ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit bledi çuçi kokaine ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit

Sondazh

Poll