Politike

Akuzat ndaj Sorecës! Kryediplomatja i del në mbrojtje: Është mik i mirë, s’heziton të kritikojë qeverinë, gëzon respe

13 Korrik 2021, 17:41 Nga DOSJA
Akuzat ndaj Sorecës! Kryediplomatja i del në mbrojtje: Është

TIRANË– Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë në mbrojtje të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se akuzat e ngritura ndaj tij janë të shpifura pasi ambasadori gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë. Po ashtu, postimi i ministres, është hedhur edhe në profilin zyrtar të “EU në Shqipëri”, por pa asnjë koment. 

Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj. Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Amb. Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar,”-shkruan ajo.

Një ditë më parë, AMT paditi në SPAK ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. AMT e akuzon Sorecën se ka ndërhyrë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin dhe se ka lobuar pro kryebashkiakut Erion Veliaj. AMT pretendon se më 16 qershor, Soreca ka hyrë në GJK, kur po zhvillohej seanca dhe ka takuar kryetaren e gjykatës, Vitore Tushën. AMT kërkon edhe shpalljen non-grata të ambasadorit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike amp padit luigi sorecen bashkimi europian be per sorecen luigi soreca amp padit luigi sorecen bashkimi europian be per sorecen luigi soreca

Sondazh

Poll