Politike

DEBATE&REPLIKA/ Komisioni Rregullator vulos mandatin e tretë të Ramës, shpërndahen mandatet për 140 deputetët e rinj

13 Korrik 2021, 16:09 Nga DOSJA
DEBATE&REPLIKA/ Komisioni Rregullator vulos mandatin e tretë të

TIRANË– Komisioni Rregullator ka miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër, projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 25 prill të këtij viti. Në mbledhjen e sotme, e cila ka nisur që prej orës 18:00, dy anëtarët e Komisionit Rregullator Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj kanë shprehur publikisht votën e tyre kundër, duke shtuar se në procesin zgjedhor ishte në shkelje të të gjitha veprimarive të ndaluara nga qeveria.

Pas anëtarëve të Komisionit,  fjalën e morën përfaqësuesit e partive politike. Përfaqësuesit e partive opozitare kërkuan që projektvendimi të mos miratohet duke ngulur këmbë në shkeljet e pretenduara gjatë procesit, ndërsa Eridian Salianji citoi kryedemokratik Lulzim Basha, fill pas mbylljes së procesit zgjedhore, duke shtuar se dhe vetë ai kishte pranuar se procesi zgjedhor ishte model. Edhe njëherë ai ka kërkuar miratimin e projektvendimit, duke shtuar se Gjykata kishte folur dhe vendimi nuk duhej të diskutohej. 

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste ka ‘mbuluar’ në lejla pjesën e Jugut, duke siguruar në total 74 mandate; PD-AN 59 mandate; LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike komisioni rregullator komisioni rregullator 13 korrik 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 komisioni rregullator komisioni rregullator 13 korrik 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2021, 09:53

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Athinë

GREQI-Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Athinë. ‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në Athinë, ndërsa do të...