Politike

Mbledhja për rezultatin e ZGJEDHJEVE! Vukaj me KRITIKA, përmend shkeljen gjatë procesit: U abuzua me fondet pubike, patronaz

13 Korrik 2021, 16:24 Nga DOSJA
Mbledhja për rezultatin e ZGJEDHJEVE! Vukaj me KRITIKA, përmend

TIRANË– Anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj ka përmendur edhe njëherë gjithë problematikat e procesit zgjedhor të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, ajo u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe se qeveria kishte tejkaluar kompetencat për të shtuar numrin e votave pro tyre në kutitë e votimit.

Ky akt duhet të ishte gjurma finale e suksesit, dëshmi e respektimit të mbajtjes larg të administratës dhe mosndikimit të pushtetit në zgjedhje, në mënyrë që të quhej proces i arrirë. Akti për veprimtaritë e ndaluara u shpërfill nga administrata, dëshmitarë janë kronikat mediatike, etj. Dua të kujtoj fenomenin e patronazhimit të pakërkuar, dhe e theksoj. Ky fenomen u zbulua mediatikisht dhe hyri në histori. Dua të kujtoj abuzimet me fondet publike, lekët e shpërndara në javën e fundit të procesit zgjedhor në Durrës për dëmin e bërë nga tërmeti në 2019. Pas zgjedhjeve ndihma u ndërpre si me thikë. Dua të kujtoj përdorimin e partisë së pisët. Jemi dëshmitarë për gjithë sa më sipër. Kërkova që t’i drejtoheshim edhe SPAK për kallëzimet, por nuk patëm asnjë përgjigje. Efekti POST nuk ka asnjë vlerë. Kam kërkuar edhe nag e-Albania si ishin servirur të dhënat personale. Në Gjirokastër, LVV bëri me dije eliminimin e votave me zë e e figurë,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: DEBATE&REPLIKA/ Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Komisioni Rregullator kalon projektvendimin e 25 prillit, shpërndahen mandatet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike helga vukaj komisioni rregullator 13 korrik 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 helga vukaj komisioni rregullator 13 korrik 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2021, 09:53

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Athinë

GREQI-Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Athinë. ‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në Athinë, ndërsa do të...