Politike

Sjellja e Policisë Bashkiake ndaj të moshuarës që shiste perime, reagon presidenti Meta: Dënoj veprimet joprofesionale dhe

13 Korrik 2021, 14:51 Nga DOSJA
Sjellja e Policisë Bashkiake ndaj të moshuarës që shiste

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas video-skandalit, ku Policia Bashkiake hodhi perimet e një të moshuare në mes të asfaltit në Tiranë. Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’, Meta shkruan se dënon me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve.

Kreu i shtetit i bën thirrje Bashkisë së Tiranë, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Reagimi i Ilir Metës: 

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!

(kle.m./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta policia bashkiake shitesit ambulante ilir meta policia bashkiake shitesit ambulante

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2021, 09:53

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Athinë

GREQI-Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Athinë. ‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në Athinë, ndërsa do të...