Aktualitet

NJË MË NJË! Terrori i Bashkisë së Tiranës tek të moshuarit, OLIGARKËT “ledhatohen” me kulla e leje ndërtimi

13 Korrik 2021, 14:09 Nga DOSJA
NJË MË NJË! Terrori i Bashkisë së Tiranës tek

TIRANË– Një video e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku Policia Bashkiake e Tiranës dhunon një të moshuar duke i hedhur tutje dhe patericën ka bërë xhiron e rrjetit.

“Zjarri” u shtua me një tjetër video, ku shfaqet një tjetër e moshuar, të cilës efektivët i kanë hedhur në tokë gjithë produktet që shiste pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë. Por këto nuk janë të vetmet raste të denoncuara. Videot e kapura nga qytetarët, që më pas janë publikuar në media gjithmonë kanë bërë bujë, por jo për mirë. Ato tregojnë cinizimin me të cilët Policia Bashkiake keqtrajton qytetarët, shpresh herë të thyer në moshë që kërkojnë të mbajnë frymën gjallë me të ardhura shtesë përveç pensionit.

Dhuna dhe keqtrajtimi madje parakalon edhe sjelljet me kriminelët. Edhe në megaoperacione, ku Policia ka arrestuar persona të shumëkërkuar edhe ndërkombëtarisht për krime nga më të ndryshmet, kemi parë një trajtim më human sesa Policia Bashkiake. Dosja.al ka bërë një hulumtim të thjeshtë në rrjet duke kërkuar raste të ngjashme që tregojnë sesi nuk duhet të sillet Policia me qytetarët, por që ndodh. Siç ka thënë edhe kryeministri Edi Rama: Gjithçka mund të ndodhi, jetojmë në Tironë! Dhe ka ndodhur.

RASTET:


Të gjitha rastet e mësipërme të sjella nga Dosja.al janë denoncuar nga mediat. Por asnjë nuk është procedurat nga instancat përkatëse. Asnjë njoftim nuk është bërë lidhur me ndëshkimet e efektivëve për sjelljen e tyre. Gjë që tregon se është direktivë nga lart. E kuptueshme është fakti që një tregtar nuk mund të shesë në rrugë duke zaptuar hapësirën publike, por nuk i jepet e drejta rrjedhimisht që të keqtrajtojë qytetarët.

Sikur SHTETI të vepronte njëjtë edhe me kultivuesit e kanabisit apo me skelat me banane që vijnë prej Ekuadorit, apo me vrasësit me pagesë që lëvizin nën hundën e Policisë, ndoshta Shqipëria do të ishte një vend më i mirë për të jetuar. Kush i jep leje Policisë Bashkiake që të sillet në këtë mënyrë me qytetarët? Si ka mundësi Drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani nuk ka dalë kurrë që të mbajë përgjegjësi për aktet e vartësve të tij?

Kaq problematikë janë shitësit ambulantë? Më shumë se ata të larë në para që marrin çdo ditë leje për të ngritur kulla në çdo cep të shfytëzueshëm në Tiranë? Në një vend ku “të fortët” janë sinonim me biznesmenët, problemi i pazgjidhur na ka mbetur tek endacakët dhe të moshuarit që kërkojnë të nxjerrin bukën e gojës, pasi me 12 mijë lekë të reja pension nuk ia dalin dot të blejnë as ilaçet? (Po, nuk janë të gjitha të rimbursueshme) Kush ia jep të drejtën pushtetit lokal që të rrahë dhe të keqtrajtojë të dobëtit, ata për të cilët duhet të kujdesemi që të gjithë? Vota nuk mund të thotë kush!

Kësaj herë nuk mund të përdoret si alibi me zgjedhjet njëpartiake, të padëgjuara më parë në botën perëndimore. Pamje dhe skena të tilla të turpshme duhet që të mos ndodhin më, por mesa duket burgjet e vendit do të mbushen me abuzuesit dhe qytetarët e pambrojtur nga PARTIA! Të tjerë vrasin, bëjnë terror në çdo cep të vendit, bëjnë korrupsion, vjedhin paratë e taksave të qytetarëve, e dalin nga burgu, po për të tjerët kush mendon? Bashkia jo njëherë!    

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhuna e policise bashkiake policia bashkiake e tiranes tirane dhuna e policise bashkiake policia bashkiake e tiranes tirane

Sondazh

Poll