Aktualitet

“Do ketë dhjetra arrestime”/ SHÇBA mohon aksionin në Policinë e Elbasanit, asnjë hetim: Qarku ka risk të ulët

13 Korrik 2021, 13:52 Nga DOSJA
“Do ketë dhjetra arrestime”/ SHÇBA mohon aksionin

ELBASAN–Priteshin arrestime, por e gjitha doli një “fake-neës”! Fillimisht në media u raportua se 20 persona me detyra dhe funksione të ndryshme në policinë e Elbasanit, të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike ishin nën hetim nga Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme të Ankesave. Por gjithçka u hodh poshtë nga vetë SHÇBA. 

Në njoftimin e publikuar nga SHÇBA, bëhet me dije se informacioni nuk është i vërtetë, duke theksuar se qarku i Elbasanit klafisikohet me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. 

“Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale informative se SHÇBA po heton rreth 20 punonjës policie në DVP Elbasan për përfshirje në kultivimin e kanabisit, sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk ështe i vërtetë. Theksojmë se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. SHÇBA mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat në kuadër të transparencës me publikun,”-thuhet në njoftim. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e elbasanit shçba ne elbasan elbasan policia e elbasanit shçba ne elbasan

Sondazh

Poll