Aktualitet

Zbulohet ITINERARI i kokainës në Port/ Ndaloi në 5 vende! U nis nga Ekuadori më 26 maj, mbërriti pas në Durrës pas 2 muaj

13 Korrik 2021, 12:29 Nga DOSJA
Zbulohet ITINERARI i kokainës në Port/ Ndaloi në 5 vende! U nis

DURRËS– Itinerari i kamionit me 150 kg kokainë është zbuluar. Kontejneri është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47. Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit është nisur drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalë, kontejneri ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor.

Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 15 kg kokainë.

KOKAINË në portin e Durrësit! Skanimi zbuloi 150 kg të ndarë në 14 pako, kamioni me banane vinte nga Ekuadori, prej dy ditësh ndodhej në port, kur u shfaq ‘MARRËSI’ nisi aksioni

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne portin e durresit kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll