Bota

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi helmimin masiv në Deçan, në 2 nga 6 mostra u gjet prani bakteriale

13 Korrik 2021, 08:02 Nga DOSJA
Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi helmimin masiv në Deçan,

KOSOVË– Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit. Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve. Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij helmimi ndërsa Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Deçanit që të mos konsumojnë ujin nga “Hidrodrini” derisa të përcaktohet shkaku i helmimit. Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime u shfaqën nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.

Lajmi kryesor/ Helmohet uji i pijshëm në Deçan! Shënohet viktima e parë, shkon në 900 numri i të prekurve, kryetari i komunës: Mund të jetë e qëllimshme

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit naser ramadani helmimi i banoreve te decanit naser ramadani

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 06:20

KOSOVË–Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë vdekur nga helmimi që va...