Sekuestrohet një shumë e madhe paundësh në Kakavijë, procedohet penalisht poseduesi i tyre
13 Korrik 2021, 05:47Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Një person është proceduar nga policia pasi iu janë gjetur paund të fshehura në mjetin e tij. Ky shtetas, ishte duke kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, në momentin që u pikas nga policia me sasinë e parave.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
NJOFTIMI:
KakavijëVijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen në total 94210 paund.Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, automjetin tip furgon me drejtues shtetasin N. T., 49 vjeç, banues në Dimal. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i furgonit, shtetasi N. T. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– U parashikua, që dita e sotme dhe e nesërme do të ishin me temperatura ekstreme, ndaj bëhuni gati të ‘arratiseni’ në bregdet. Sot parashikohet që t...
Në muajin Mars të këtij viti në emisionin “Stop” është publikuar rasti i një vajze nga Kukësi, e cila në Shtator të vitit të shkuar ka konkurruar për t’u bërë p...
Në emisionin “Stop” sot është transmetuar historia e Griseld Gjishtit, i cili ka arritur që të fitojë konkurin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe në f...
ITALI– Policia e Modenas arrestoi një 28-vjeçar shqiptar, duke e akuzuar për dhunë ndaj një funksionari pupblik. Gjatë natës që sapo kaloi, teksa në qyte...
FIER- Një tjetër rast i rëndë i dhunës ndaj kafshëve është shënuar sot në Seman të Fierit, ku një makinë tërheq zvarrë një qen. Pamjet janë publikuar nga JOQ, n...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka folur me detaje mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24 për çmimin e uniformave të tenderuara nga Min...
BRITANI E MADHE- Një adoleshent shqiptar, i mbyllur për 8 muaj në një “shtëpi bari”, është prangosur nga Policia britanike. Drilon Zelaj, 19 vje&cce...
SHBA– Bordi i Zgjedhjeve i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit për të hetuar nëse kandidati Marko ...