Aktualitet

“E dini ç’do t’ju bëj?’/ Italianët në festë për triumfin, shqiptari i nevrikosur qëllon makinën e policisë

12 Korrik 2021, 20:24 Nga DOSJA
“E dini ç’do t’ju bëj?’/ Italianët

ITALI– Policia e Modenas arrestoi një 28-vjeçar shqiptar, duke e akuzuar për dhunë ndaj një funksionari pupblik. Gjatë natës që sapo kaloi, teksa në qytet po zhvilloheshin festime për fitoren e Italisë në “Euro 2020”, shqiptari qëlloi me gur një makinë Policie.

Efektivët e ndaluan menjëherë, por si përgjigje, shqiptari tentoi që të bënte rezistencë duke nisur që t’i shqelmonte. Edhe ndërsa po transportohej në stacionin e policisë, i riu  vazhdoi sjelljen e tij të dhunshme, duke goditur vazhdimisht pjesën e brendshme të makinës dhe duke kërcënuar efektivët.

Po sipas medieve përtej Adriatikut, shqiptari që fyeu dhe ofendoi policët në momentin e arrestimit rezulton se më parë ka qenë i skeduar për grabitje dhe plagosje, ndërsa tani do të përballet me akuza të tjera.

Marrë nga gazzettadimodena.gelocal.it

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali modena policia e modenas arrestohet shqiptari ne itali modena policia e modenas

Sondazh

Poll