Aktualitet

Përkrahës i Donald Trump, ky është shqiptari që po hetohet për vjedhje votash në SHBA

12 Korrik 2021, 19:22 Nga DOSJA
Përkrahës i Donald Trump, ky është shqiptari që po

SHBA– Bordi i Zgjedhjeve i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit për të hetuar nëse kandidati Marko Kepi ka falsifikuar votat në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke regjistruar edhe qytetarë që nuk jetonin më si votues të tij. 

Hemalee Patel, këshilltari i përgjithshëm i BOE kërkoi hetimin e marinsit shqiptaro-amerikan. Me shumë fletëvotime që mungojnë ende, Kepi, një ish-ndihmës i ish-senatorit Martin Golden Golden (R-Brooklyn), ndjek David Carr me më pak se 200 vota në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit për të zëvendësuar këshilltarin Steven Matteo.

Bashkangjitur letrave ishte një listë të ndërhyrjeve ku BOE pretendon se katër punonjës të fushatës së Kepit manipuluan 1,050 fletë votimi.

Stafi i fushatës së Kepit mohoi çdo akuzë duket kërkuar hetim edhe të kundërshtarit Carr për kundërshtimin e votave pro Kepit në zonat e komuniteteve shqiptaro-amerikane. Kepi ​​është shqiptaro-amerikan dhe beson se këto fletëvotime do ta ndihmojnë në renditje.

Marko Kepi, është kandidati republikan për Asamblenë e New York-ut në qytetin Albany, por ai njihet edhe për angazhimin e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan, si Kryetar i Organizatës “Rrënjët Shqiptare”.

Marrë nga NYPost

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marko kepi marko kepi nen hetim marko kepi marko kepi nen hetim

Sondazh

Poll