Aktualitet

“Erdha për një jetë më të mirë, lashë Francën”/ Trokitja në derë që i preu ëndrrën në mes shqiptarit, justifik

12 Korrik 2021, 19:34 Nga DOSJA
“Erdha për një jetë më të mirë, lashë

BRITANI E MADHE- Një adoleshent shqiptar, i mbyllur për 8 muaj në një “shtëpi bari”, është prangosur nga Policia britanike. Drilon Zelaj, 19 vjeç, qëndronte i mbyllur në një shtëpi me 6 dhoma duke u kujdesur për 213 bimë kanabisi në Bradford.

Oficerët e policisë trokitën në derë në adresë por nuk morën asnjë përgjigje edhe pse ata mund të dëgjonin dikë që lëvizte brenda. Kështu që ata  hynë nga dera e përparme dhe arrestuan Zelajn. Në banesë ai kishte një frigorifer të pajisur mirë me ushqim dhe gjërat e tjera të domosdoshme.

Zelaj në fillim tha se ai ishte i detyruar të kujdeses për bimët dhe u kërcënua nga njerëz që nuk i njihte, duke shtuar se i ishte premtuar punë në ndërtim. Ndaj dhe kishte lëvizur nga Franca për t’i ofruar një jetë më të mirë familjes në Shqipëri.

Zelaj në fillim punonte në një lavazh makinash, ndërsa më pas u vendos në “detyrën e re” duke shpjeguar se fabrika e prodhimit të drogës nuk ishte e ndërtuar nga ai, por kishte rolin që të kujdesej për të.

Marrë nga thetelegraphandargus.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli drilon zelaj arrestohet shqiptari ne angli drilon zelaj

Sondazh

Poll