Aktualitet

Shtyhet gjyqi për dy të akuzuarit e dosjes 184, Robert Aga dhe Hasan Hoti

12 Korrik 2021, 18:53 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi për dy të akuzuarit e dosjes 184, Robert Aga dhe Hasan

DIBËR– Gjykata e Dibrës nuk arriti që të merrt as sot një vendim për dy të akuzuarit e dosjes 184, Robert Aga, ish-shef i komisariatit të policisë Dibër dhe Hasan Hoti, ish administrator i Njësisë Administrative Lurë.

Në seancën e sotme mungoi i akuzuari Hoti, ndërsa avokati i tij kishte dorëzuar shkresë për arsyet e mungesës. Duke qenë se të dy të akuzuarit gjykohen njëherësh, trupa gjyqësore nuk mori vendim, duke e shtyrë atë për në seancën e radhës e cila do të mbahet me datë 26 Korrik.

Ndryshe nga Drini Gjeci e Nuri Meda, të cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, të tjetër kanë kërkuar që çështja zhvillohet të zakonshëm. Për Gjecin e Medën, prokuroria e Dibrës ka kërkuar nga 2.5 vite burg pasi akuzohen për ndikim tek votuesit në zgjedhjet e zhvilluara në Dibër në vitin 2016.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 ne diber hasan hoti robert aga dosja 184 ne diber hasan hoti robert aga

Sondazh

Poll