Bota

Qeveria greke nis nesër vaksinimin e detyrueshëm për popullsinë: Fillon me të punësuarit në spitale

12 Korrik 2021, 14:12 Nga DOSJA
Qeveria greke nis nesër vaksinimin e detyrueshëm për

GREQI– Qeveria greke do të nisë ditën e neserme vaksinimin e detyrueshëm për popullsinë vendase.

Protothema raporton se detyrimi i vaksinimit do të ketë në fazën e parë të punësuarit në shtëpitë e pleqve-spitale, ndërsa në restorant, brenda mund të qëndrojnë vetëm personat e vaksinuar.

Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar vendimet në lidhje me vaksinimin në fusha të veçanta si dhe mënyrën e funksionimit të ambjenteve të mbyllura.

Katër masat:

1.Vaksinimi i menjëhershëm i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve të bëhet i detyrueshëm, e cila është kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pezullohen nga puna nga 16 gushti.

2.Nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet gjithashtu për profesionistët në shëndetësi, në sektorin publik dhe privat.

3.Dispozitë e veçantë për Forcat e Armatosura. Personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj, të vaksinohen në njësitë e tyre.

4.Nga e Premtja deri në fund të Gushtit, të gjitha ambientet e mbyllura, klubet e natës, baret, restorantet dhe kinematë do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Megjithëse detyrimi i vaksinimit fillimisht do të ketë të bëjë me grupe të veçanta, profesionale, kjo ka një domethënie të fortë për personat e pavaksinuar të cilët mund të jenë transmetues të variantit Delta që po përhapet me shumë shpejtësi dhe përbën më shumë rrezik sesa vetë Covid-19.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi vaksinimi i detyrueshem greqi vaksinimi i detyrueshem

Sondazh

Poll