Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Laç, makina NDAHET në dysh, u përplas me anësoret metalike të rrugës, shoferi m

11 Korrik 2021, 10:34 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Laç, makina

LAÇ– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Laç, aty ku makina është përplasur  me anësoret metalike të rrugës. Në fotot më poshtë, shihet që drejtuesi i mjetit është i tëri i gjakosur dhe qëndron i ulur në pritje të ambulancës.

Mjeti është ndarë në dysh nga hekuri i trafikndarëses. Ndërkohë, shoferi i cili ka shpëtuar mrekullisht nga ky aksident,  pasi ka pritur ambulancën, është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit po udhëtonte i vetëm, në momentin kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës ,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac aksident ne lac

Sondazh

Poll