Bota

Rrëzohet autobuzi me emigrantë në Turqi, raportohen 12 viktima dhe 26 të plagosur

11 Korrik 2021, 12:38 Nga DOSJA
Rrëzohet autobuzi me emigrantë në Turqi, raportohen 12 viktima

TURQI- Një autobus me emigrantë afganë, pakistanezë dhe bangladez u përplas në Turqinë lindore herët të Dielën, duke vrarë të paktën 12 vetë dhe duke plagosur 26 të tjerë, thanë autoritetet lokale.

Sipas Reuters, rrëzimi ndodhi në provincën Van në rrethin Muradiye afër kufirit turk me Iranin, ku automjeti mori flakë pasi u rrëzua në një hendek, siç konfirmuan dy burime lokale me informacion mbi këtë çështje.

Identiteti i të vrarëve në aksident nuk u bë i qartë menjëherë, thanë të dy burimet, duke shtuar se pronari i autobusit ishte ndaluar.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për migrantët që synojnë të kalojnë në Evropë. Migrantët, kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Pakistani, kalojnë rregullisht kufirin iranian në Turqi në këmbë përpara se të transportohen në perëndim për në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet autobuzi ne turqi rrezohet autobuzi ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 11 Korrik 2021, 11:34

GREQI– Polici 39-vjeçar i pezulluar nga puna dhe babai i 19-vjeçares nga Heliopolis, të dy të akuzuar për abuzim seksual ndaj adoleshentes kanë da...

Bota 11 Korrik 2021, 11:20

Të rinjtë në Kosovë kanë pak para për pushime

Pushimet e verës tashmë kanë nisur dhe një numër i të rinjve në Kosovë po planifikojnë të shfrytëzojnë disa ditë për të udhëtuar jashtë vendit. Disa prej tyre t...

Bota 11 Korrik 2021, 11:10

BRUKSEL– Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi kanë dalë në një deklarate të pë...