Bota

“E shqyen me plumba, nuk pati mundësi të thotë asnjë fjalë”, gruaja e presidentit të Haitit rrëfen momentet e vrasjes

11 Korrik 2021, 10:18 Nga DOSJA
“E shqyen me plumba, nuk pati mundësi të thotë asnjë

HAITI– E veja e plagosur e presidentit të Haitit ka përshkruar momentin kur vrasësit “shqyen” burrin e saj me plumba pasi u futën në shtëpinë e tyre në mes të natës.

Sipas BBC, Martine Moïse tha se sulmi ndodhi kaq shpejt, sa që burri i saj Jovenel nuk ishte në gjendje të “thoshte një fjalë të vetme”.

Në sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe vërshuan burrin tim me plumba. Ky akt nuk ka emër sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moïse, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme,” tha ajo.

Ajo sugjeroi që burri i saj ishte në shënjestër sepse për arsye politike, në veçanti, duke përmendur një referendum mbi ndryshimet në kushtetutë i cili mund t’i kishte dhënë presidentit më shumë pushtet. Njerëzit pa emër, tha ajo, “duan të vrasin ëndrrën e presidentit”.

Unë jam duke qarë, është e vërtetë, por ne nuk mund ta lëmë vendin të humbasë rrugën e tij. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i Presidentit Jovenel Moïse, burrit tim, presidentit tonë të cilin e duam kaq shumë dhe që na deshi në këmbim, të rrjedhë kot”.-shtoi ajo.

Presidenti Moïse u vra më 7 korrik, gjoja nga 28 mercenarë të huaj. Zonja Moïse u plagos gjithashtu në sulm dhe u dërgua në Miami për mjekim.

Moïse, 53 vjeç, ishte president i Haitit, kombit më të varfër në Amerikë, që nga viti 2017. Koha e tij në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe kishte demonstrate të përhapura në kryeqytet dhe në disa qytetet të vendit këtë vit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota martine moïse vritet presidenti i haitit jovenel moïse martine moïse vritet presidenti i haitit jovenel moïse

Sondazh

Poll