Bota

Pamje të tmerrshme/ 35-vjeçarja ruse humb jetën pasi i bien 6 ekrane mbi kokë, ishte duke festuar ditëlidnjen me miqtë

11 Korrik 2021, 10:56 Nga DOSJA
Pamje të tmerrshme/ 35-vjeçarja ruse humb jetën pasi i bien 6

RUSI- Një grua ka humbur jetën tragjikisht teksa 6 ekrane gjigante i ranë mbi kokë, ndërsa festonte 35 vjetorin e lindjes në një klub nate.

Pamjet e tmerrshme të CCTV tregojnë Tatiana Pokhorenko në pistën e vallëzimit sekonda para se skela me 6 ekrane të binte mbi të nga lart. Tatiana vdiq në vend në Galerinë e Klubit në qytetin siberian Surgut, Rusia lindore.

Sipas The Sun, ajo kishte shkuar atje për të festuar ditëlindjen e saj me miq.

Ekranet, të instaluara në një strukturë metalike të pezulluar nga tavani, ngrihen lart përpara se të zhyten papritur në dysheme. Video shqetësuese tregon më pas stafin dhe klientët e tjerë duke tërhequr skelën, në tentativë për të shpëtuar Tatianën.

iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/WbmCgFsKE-k” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen>

David Skvortsov, i cili në atë kohë ishte DJ, i tha medias lokale: “Unë isha duke ngritur ekranet në mënyrë që klientët në katin e parë të mund të shijonin edhe karaoke. Në një moment, ekranet e karaokes ranë dhe vranë gruan.”

Pronari i klubit të natës, Semen Kopaigora u deklarua fajtor për shkaktimin e vdekjes nga pakujdesia. Biznesmeni nuk arriti të sigurohej që ekranet të ishin të sigurta kur i kishte instaluar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota semen kopaigora tatiana pokhorenko semen kopaigora tatiana pokhorenko

Sondazh

Poll