Bota

11 Korrik 2021, 11:10 Nga DOSJA

BRUKSEL– Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi kanë dalë në një deklarate të përbashkët për 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Në Evropë nuk ka vend për të mohuar genocidin, revizionizmin dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”.-thuhej në deklaratë.

Dy zyrtarët shtuan se Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vendet fqinje duhet të vazhdojnë të ofrojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për familjarët e tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Nuk mund të ketë mos-ndëshkueshmëri, gjenocidi është gjenocid, qoftë i kryer në Srebrenicë apo diku tjetër”, përfundoi deklarata.

Lajmi kryesor/ 26-vjet nga masakra e Srebrenicës! Rama e kujton me një FOTO, Kurti: Themeli i paqes në Ballkan është ndëshkimi i kriminelëve të luftës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 26 vite nga masakra e srebenices josep borell olivér várhelyi 26 vite nga masakra e srebenices josep borell olivér várhelyi

Sondazh

Poll