Bota

Në përkujtim të masakrës së Srebenicës do të varrosen sot 19 viktima, më i riu prej tyre vetëm 16 vjeç

11 Korrik 2021, 08:58 Nga DOSJA
Në përkujtim të masakrës së Srebenicës do të

BOSNJE– Janë varrosur sot në Qendrën Përkujtimore Potoçari. eshtrat e 19 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Viktima më e re që varroset është Azmir Osmanoviq, i cili ishte 16 vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan në maj të këtij viti. Viktima më e vjetër që varroset është Husein Kurbashiq, 63 vjeç në kohën kur u vra.

Vrasjet ndodhën për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave mori vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende. Në Qendrën Përkujtimore Potoçari, deri më tani, janë të varrosura mbi 6,650 viktima, në mesin e tyre mbi 430 të mitur.

Në lokacione të tjera, sipas dëshirës së familjarëve, janë të varrosura mbi 230 viktima, ndërsa kërkimet vazhdojnë ende për rreth 1,000 të zhdukur.

Deri më tani, 47 persona u dënuan me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.

Lajmi kryesor/ 26-vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohet sot genocidi më i rëndë në Europë, rreth 8 mijë burra myslimanë u ekzekutuan barbarisht

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 26 vite nga masakra e srebenices azmir osmanoviq husein kurbashiq 26 vite nga masakra e srebenices azmir osmanoviq husein kurbashiq

Sondazh

Poll