Aktualitet

Rrëzimi i autobusit në Gramsh/ I ra të fikët nga problemet me tensionin, EMRI i shoferit. Tre pasagjerë në gjendje kritike

10 Korrik 2021, 16:43 Nga DOSJA
Rrëzimi i autobusit në Gramsh/ I ra të fikët nga problemet

GRAMSH-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin që ndodhi në aksin rrugor Gramsh-Kërpiç ditën e sotme.

Dosja.al ka mësuar se shoferit të autobusit Loli Xhepexhiu, i ka rënë të fikët për shkak të luhatjeve që ka patur me tensionin. Në fillim, u bë e ditur se ai po fliste në telefon, mirëpo mesa duket ka pasur probleme me shëndetin.

Është bërë e ditur gjithashtu se 3 nga të plagosurit që janë dërguar në spital menjëherë pas aksidentit janë në gjëndjë kritike për jetën dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Lajmi kryesor:Aksident i rëndë në Gramsh! Autobusi me 35 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në përrua, ndërron jetë 25-vjeçari, 9 pasagjerë nisen me urgjencë në spital

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh permbyset autobusi ne gramsh aksident në gramsh permbyset autobusi ne gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 15:27

FIER–Një pushues është mbytur ditën e sotme në plazhin e Pishë-Porosë në Darzezë nga rojet bregdetare.Fatkeqësisht  60-vjeçari Fiqiri Rexhepi, nuk ka mun...