Aktualitet

Nuk zbatuan orarin zyrtar, policia gjobit administratorët e dy subjekteve në Shëngjin (EMRAT)

10 Korrik 2021, 15:46 Nga DOSJA
Nuk zbatuan orarin zyrtar, policia gjobit administratorët e dy subjekteve

LEZHË– Janë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë administratorët e dy lokaleve në Shëngjin, pasi u kapën nga Policia duke ushtruar aktivitet me muzikë jashtë orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik për masat anti-Covid.

Mësohet se personat e gjobitur janë Petrit Syla dhe Gust Uldedaj.

‘Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve“, njoftimi i plotë.

NJOFTIMI I PLOTË:

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve. Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shëngjin Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gust uldedaj kontrolle ne shengjin petrit syla gust uldedaj kontrolle ne shengjin petrit syla

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 15:27

FIER–Një pushues është mbytur ditën e sotme në plazhin e Pishë-Porosë në Darzezë nga rojet bregdetare.Fatkeqësisht  60-vjeçari Fiqiri Rexhepi, nuk ka mun...

Aktualitet 10 Korrik 2021, 14:14

DURRËS– Reperi Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është gjobitur nga policia pasi lokali në pronësi të tij, qëndronte i hapur pas orarit ...