Aktualitet

Mbytja e pushuesit në plazh, Policia: Iu dha ndihma e parë, ndërroi jetë rrugës për spital, 47-vjeçari nën kujdesin e mj

10 Korrik 2021, 16:15 Nga DOSJA
Mbytja e pushuesit në plazh, Policia: Iu dha ndihma e parë,

FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Pishë Poros, ku një pushues është mbytur në det. Viktima është Fiqiri Rexhepi, banor i lagjes “1 Maji” në Fier.

Ai u nxor nga deti fillimisht nga pushuesit e tjerë, por nuk arriti të mbijetojë. Gjithashtu së bashku me të rrezikoi të mbytej edhe miku i tij Arben Alizoti, por ky i fundit fatmirësisht arriti të rikthehej në jetë falë ndihmës së parë të mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Pishë Poro, Darëzezë Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten. Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. 60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E RËNDË/ Hyri për ta shpëtuar por nuk ia doli! Mbytet 60-vjeçari në Darzezë, miku i tij në gjendje të rëndë për jetën

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet pushuesi ne plazh mbytet pushuesi ne plazh

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 15:27

FIER–Një pushues është mbytur ditën e sotme në plazhin e Pishë-Porosë në Darzezë nga rojet bregdetare.Fatkeqësisht  60-vjeçari Fiqiri Rexhepi, nuk ka mun...