Aktualitet

10 Korrik 2021, 15:27 Nga DOSJA

FIER–Një pushues është mbytur ditën e sotme në plazhin e Pishë-Porosë në Darzezë nga rojet bregdetare.

Fatkeqësisht  60-vjeçari Fiqiri Rexhepi, nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa personi tjetër, 47-vjeçari, Arben Alizoti është rikthyer mrekullisht në jetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve, Alizoti kur ka parë që 60-vjeçari po rrezikonte të mbytej, ka hyrë në det për ta shpëtuar, por aty edhe 47-vjeçari ka rrezikuar të mbytej vetë.

Të dy ata ishin banorë në qytetin e Fierit, ndërsa raportohet se viktima është identifikuar si Fiqiri Rexhepi, ndërsa miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plazhi i darzezes shpetohen dy pushues ne plazh plazhi i darzezes shpetohen dy pushues ne plazh

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 14:14

DURRËS– Reperi Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është gjobitur nga policia pasi lokali në pronësi të tij, qëndronte i hapur pas orarit ...