Bota

‘Më e keqja e pandemisë ka kaluar për shumë shtete’, zyrtari i OBSH-së është optimist mbi kontrollin e pandem

10 Korrik 2021, 07:24 Nga DOSJA
‘Më e keqja e pandemisë ka kaluar për shumë

IRLANDË– Në periudhën aktuale pjesa më e keqe e pandemisë së koronavirusit duke përfshirë vdekjet dhe shtrimet në spital ka kaluar. Kjo deklaratë vjen nga drejtori i programit të emergjencace shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.

Në një intervistë për mediat irlandeze ai tha se shumë vende kanë bërë një punë të mirë dhe në kohë rekord për vaksinimin e popullsisë së tyre, duke i dhënë kështu imunitet ndaj Covid-19.

Ndikimet më të këqija të pandemisë së koronavirusit në shëndetin e individëve po marrin fund në disa vende, përfshirë dhe Irlandën, por kjo nuk është e njëjtë në shumë e shumë vende të botës të cilat ende nuk po arrijnë të vaksinojnë popullsinë.”-tha ai.

Ai gjithashtu dha një shënim paralajmërimi se rihapja shumë shpejt mund të çonte në rezultate të rënda për ata që janë akoma të ndjeshëm ndaj Covid-19 ndërsa variantet vazhdojnë të përhapen në të gjithë globin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mike ryan pandemia e koronavirusit vaksinimi ne bote mike ryan pandemia e koronavirusit vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll