Progres-raporti për Shqipërinë/ DW: Tri shtete janë kundër hapjes së negociatave
29 Maj 2019, 06:23Nga DOSJA
Në raporte nuk pritet të ketë befasi dhe duket se Komisioni Evropian do të rekomandojë edhe kësaj radhe çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Bruksel kjo ngjarje që vitet e mëparshme është shoqëruar me shumë aktivitete këtë herë ndodhet nën hijen e Samitit të Jashtëzakonshëm të vendeve anëtare, të cilat duhet të vendosin për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit të BE-së.
Këto raporte rekomandojnë shumë veprime, të cilat zbatohen në bazë të vendimeve në strukturat e tjera të BE-së të udhëhequra nga zyrtarë të zgjedhur të vendeve anëtare. Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare.
Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe ato të cilat janë kyçe për Shqipërinë si funksionimi i institucioneve, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.
Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve.
Sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë situata nuk ka ndryshuar me Francën si një kundërshtare me peshë e çeljes së negociatave, e përkrahur nga vende si Holanda dhe Belgjika.
Më herët është spekuluar se qëndrimi negativ i Francës për zgjerimin ka qenë i lidhur me zgjedhjet për Parlamentin e BE-së dhe ndikimin që një vendim i tillë mund ta ketë në këto zgjedhje. Rezultatet e zgjedhjeve nuk përmbushën frikën e forcimit tw së djathtës në nivel evropian, por pozita e Presidentit Makron është goditur, pasi partia e tij humbi kundrejt ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen në Francë. Mbetet të shihet se si ky rezultat do të ndikojë në qëndrimin francez.
Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj është shprehur së fundmi se ata që angazhohen me reformimin e një institucioni, si në aspektin ligjor apo ndryshimet në strukturat...
GJIROKASTËR- HEC që dështoi të ndërtohej në fshatin Kolonjë, pritet të lartësohet në zonën e Kardhiqit. Kjo është mësuar rastësisht sot në mbledhjen e Kës...
TIRANË– Zbardhet raportit i delegacionit holandez, i cili vizitoi Shqipërinë më 6-7 maj. Vizita u zhvilluar për të parë progesion e bërë në pesë prio...
BRITANI E MADHE- Një emigrant ilegal shqiptar, i cili drejtonte një fermë kanabisi në periferi të Jorkut në Angli ka përfunduar pas hekurave. 26-vjeçari...
TIRANË- Gjyqtari i Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, ka dalë dje para Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku rezultonte pa probleme me tre shtyllat në të cila...
ITALI- Një shqiptar 37-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Itali, pasi gjatë një kontrollit atij iu gjetën 300 gram kokainë dhe 3 kilogram hashash....
GJERMANI- Deputeti i parlamentit gjerman, Mark Hauptmann në një deklaratë për mediat është shprehur se grupi i tij parlamentar nuk ka të drejtë të kërkojë shtyr...
KAMËZ– Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që të nderojë pas vdekjes nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni. Kopshti i fëmi...
TIRANË– Skënder Gjinushi i ftuar në “45 minuta” foli edhe për incidentin me gazetaren pas zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave. (Lexo këtu)Gj...