Bota

Albin Kurti takohet me kryeministrin grek: Njihni pavarësinë e Kosovës

8 Korrik 2021, 21:08 Nga DOSJA
Albin Kurti takohet me kryeministrin grek: Njihni pavarësinë e

ATHINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Në njoftimin e bërë për mediat nga stafi i Kurtit, u mësua se kryeministri i Kosovës falenderoi Mitsotakis për mbështetjen që i ka ofruar, sidomos me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët.

Në njoftimin nga ky takim thuhet se Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Kryeministri Kurti njoftoi homologun e tij grek mbi të arriturat e qeverisjes së re në Kosovë në këto 100 ditë të para, përfshirë këtu menaxhimin e mirë të pandemisë.

“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët”, tha kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Në këtë takim, kryeministri Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi. Por ende duket se nuk ka asnjë sinjal jeshil për njohjen e Kosovës nga Greqia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti ne greqi albin kurti albin kurti ne greqi

Sondazh

Poll