Bota

Prokuroria Speciale jep detaje nga operacioni në veri të Kosovës: U plagosën 5 policë, njëri me predhë

28 Maj 2019, 12:54 Nga DOSJA
Prokuroria Speciale jep detaje nga operacioni në veri të Kosovës:

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka dhënë detaje nga aksioni i sotëm policor ndaj të dyshuarve për vepra të ndryshme penale, ndërsa shtoi se janë plagosur 5 efektivë, njëri prej të cilëve me predhë. 

Në konferencën për media, Hoxha ka thënë se veprimet procedurale për këtë operacion kishin nisur që nga prilli i vitit të kaluar.

Ai deklaroi se gjatë kësaj periudhe kanë dëgjuar një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh.

“Prokuroria Speciale e Kosovës i ka filluar veprimet procedurale qysh nga prilli i vitit të kaluar, ndaj disa personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, krim të organizuar, kontrabandim me mallra, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e kështu me radhë”, ka thënë Hoxha. 

Më tej ai shtoi:

“Kemi marrë urdhëresat e Gjykatës Themelore dhe në bazë të tyre hetuesit kanë vepruar në terren. Pas këtij aktiviteti, thuajse njëvjeçar, Prokuroria pasi grumbulloi provat parashtroi kërkesë te Gjykata Themelore në Prishtinë për një kërkesë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të këtyre të dyshuarve”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 30 të arrestuar 5 policë të plagosur aksion në veri të kosovës tensione në kosovë 30 të arrestuar 5 policë të plagosur aksion në veri të kosovës tensione në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2019, 12:54

19-vjeçari zgjidhet kryetar komune në Itali

ITALI- Për herë të parë një 19-vjeçar është zgjedhur kryetar komune në Itali.Michele Schiavi fitoi postin në komunën e Onores në Valle Seriana me vetëm 1...