Art&Argëtim

Një yll në ngritje, shuhet aktori 23-vjeçar Daniel Mickelson

7 Korrik 2021, 08:34 Nga DOSJA
Një yll në ngritje, shuhet aktori 23-vjeçar Daniel Mickelson

GJEORGJI– Daniel Mickelson, i konsideruar një yll në ngritje në botën e kinematografisë, vdiq të dielën, në moshën 23-vjeçare. Shkaqet ngelen ende të panjohura. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e aktorit, modelja Meredith Mickelson nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ajo ka postuar një foto të tyren sëbashku të shoqëruar me një dedikim të ndjerë për të vëllanë.

“Zemra ime është e copëtuar dhe për ta shkruar këtë ndihem kaq keq dhe nuk di as çfarë të them. Dje humba vëllanë, shokun më të mirë dhe gjysmën tjetër të zemrës. Nuk kishte një person që e doja më shumë në këtë tokë. Ai kishte buzëqeshjen më të lumtur, më njerëzoren me rrezet e diellit që ekziston dhe unë jam kaq e lumtur që Zoti më zgjodhi të jem motra e tij për tërë jetën e tij të mahnitshme”, ka shkruar ajo krahas fotos.

 

 

A post shared by MEREDITH MICKELSON (@meredithmickelson)

Mickelson ishte i njohur për rolin e tij në serialin amerikan “Mani” dhe filmin horror “The Killer Cloën Meets the Candy Man”. Homazhet për nder të tij janë bërë në rrjetët sociale nga yje të njohur si Patrick Schëarzenegger,  Jordyn Woods, Kaia Gerber dhe Paris Hilton.

E dashura e aktorit, Maddie Haley ka shkruar gjithashtu në Instagram : “Nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë  se si  ndihem tani. Natën e kaluar kam humbur mikun tim, më të mirin në të gjithë botën. Ndjej sikur zemra ime është shqyer nga gjoksi im. Daniel, ti ishe personi më i mirë që kam takuar ndonjëherë.”

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz daniel mickelson daniel mickelson

Sondazh

Poll