Art&Argëtim

‘E lumtur’ mes romancës së rindezur me Ben Affleck, Jennifer Lopez flet për lidhjen: Është koha më e mirë e j

6 Korrik 2021, 20:28 Nga DOSJA
‘E lumtur’ mes romancës së rindezur me Ben Affleck,

SHBA- Jennifer Lopez ka folur për herë të parë për rikthimin me Ben Affleck. Dailymail shkruan se Jennifer është shumë e lumtur në këtë periudhë.

Lopez në një intervistë me Zane Lowe në ‘Apple Music 1’ për të promovuar këngën e re ka treguar se ndihet e lumtur me jetën e saj të re. Duke folur për ndryshimet Lopez i ka këshilluar fansat të bëjnë një hap para.

‘Ka të bëjë me ndryshimin dhe me hapin. Unë vetëm avancoj, thjesht bëj një hap. Nuk ka rëndësi djathtas apo majtas. Bëni një hap, kur gjërat nuk ndihen mirë, kur të duhet të ndryshosh, kaq, ‘- tha ajo.

Edhe pse nuk e përmendi Affleck me emër, ajo tregoi se është ‘super e lumtur’.

“Unë kurrë nuk kam qenë më mirë. Unë vetëm dua që të gjithë ta dinë se është koha më e mirë e jetës sime, ‘- shtoi ajo.

Jennifer Lopez  dhe Ben Affleck, pasi ishin ndarë rreth 20 vjet më parë, u rikthyen bashkë menjëherë pasi këngëtarja i dha fund me Alex Rodriguez.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ben affleck jennifer lopez ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll