Art&Argëtim

Eva Murati dhe Can Yaman, miq apo… ? Moderatorja shuan zërat: Patëm një miqësi, edhe në Turqi më njihnin prej tij

7 Korrik 2021, 07:54 Nga DOSJA
Eva Murati dhe Can Yaman, miq apo… ? Moderatorja shuan zërat:

TIRANË– Prezantuesja Eva Murati u ka dhënë fund dilemave dhe aludimeve në lidhje me zërat për një marrëdhënie sentimentale me aktorin turk Can Yaman. E ftuar në “Edicionin Veror”, Eva është shprehur e habitur që në Turqi dinin si t’i shqiptonin edhe emrin, pasi e njihnin nga lajmet për Can Yaman.

Pyetjes nëse ka pasur diçka mes saj dhe aktorit, Eva i është përgjigjur : “Rrjetet sociale e kanë bërë botën shumë, shumë, po shumë të vogël. Kështu që patëm një miqësi”. Sesa e ngushtë ka qënë kjo miqësi do të ngelet mister, pasi siç edhe vetë Eva ka thënë në një story në Instagram… është një sekret që kurrë nuk do e zbulojë.

Eva ka folur për ofertën tunduese që ka marrë nga një tjetër brand i rëndësishëm në Itali siç është “Lavazza” dhe nëse ekziston mundësia që Italia të na e “ rrëmbejë” moderatoren bukuroshe. Ajo nuk e ka hedhur poshtë mundësine, por ka thënë se zemra e saj do të ngelet ne Shqipëri cilido qoftë vendimi.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz can yaman eva murati can yaman eva murati

Sondazh

Poll