Bota

Akuzohej për tortura dhe ryshfet nga ‘El Chapo’, arrestohet ish-komandant i Policisë Federale në Meksikë

6 Korrik 2021, 18:37 Nga DOSJA
Akuzohej për tortura dhe ryshfet nga ‘El Chapo’, arrestohet

SPANJA- Ish-kreu i Policisë Federale, Luis Cardenas Palomino u arrestua në 5 korrik.

Mediat e huaja raportojnë se arrestimi u krye në një operacion në të cilin morën pjesë elementë të FGR, Marinës dhe Koordinimit Kombëtar Kundër Rrëmbimit.

Luis Cardenas Palomino i konsideruar si krahu i djathtë i ish-sekretarit të sigurimit Genaro Garcia Luna, akuzohet për torturë ndaj të burgosurve dhe për pranim ryshfeti nga karteli i drogës Sinalo, dikur i drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzman.

Grupi hetimor kanë zbuluar se Cardenas Palomino ka torturuar Mario Vallarta Cisneros, një anëtar i dyshuar i ‘Los Zodiaco’ , një bandë rrëmbyesish. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse Meksika do të ekstradojë Cardenas Palomino.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota genaro garcia luna luis cardenas palomino mario vallarta cisneros genaro garcia luna luis cardenas palomino mario vallarta cisneros

Sondazh

Poll