Bota

“Nëse do të kishte fytyrën siç ka barkun…”, ministri i Brendshëm serb ofendon Vjosa Osmanin

6 Korrik 2021, 18:31 Nga DOSJA
“Nëse do të kishte fytyrën siç ka

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer Presidentetn e Kosovës, Vjosa Osmanin. Sipas mediave të huaja  Aleksandar Vulin i është përgjigjur deklaratës së Osmanit, ku ajo priste që “Serbia të binte në gjunjë”.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’. Të besosh gënjeshtrën e Osmanit për gjenocidin serb në Kosovë dhe Metohi është si të besosh Shiptarët që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlerat e krishtera dhe evropiane,”- u shpreh Vulin.

Aleksandar Vulin nuk është hera e parë që fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit, për të cilën ka reaguar.

“Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”- tha Osmani në inervistë e saj për revistën “Der Spiegel”.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandar vulin vjosa osmanin aleksandar vulin vjosa osmanin

Sondazh

Poll